Tifozja braziliane shpërtheu në lot pasi bëri ëndrrën realitet duke takuar Messin

  • 17 June 2019 - 19:24
Tifozja braziliane shpërtheu në lot pasi bëri ëndrrën realitet duke takuar Messin

Leo Messi ia ka bërë ëndrrën realitet një tifozes nga Brazili.

Të shumtë nëpër botë ëndërrojnë që një ditë të takojnë idhujt e tyre dhe të bëjnë ëndrrat realitet, por të paktë janë ata që mund t’ia dalin.

Në mesin e të paktëve është edhe tifozja nga Brazili, që më në fund ka bërë foto me idhullin e saj, Lionel Messin.

Ajo shfrytëzoi pranin e Leos në Brazil me Argjentinën për Kupën e Amerikës dhe arriti që ta bëjë ëndrrën realitet. Asaj nuk i besohej që më në fund ka parë nga afër yllin e Barcelonës dhe ka bërë foto me të, duke shpërthyer në lot.

“Që 10 vite, jam tifozja e saj… jam braziliane. Dhe kam mësuar gjuhën spanjolle sepse një ditë ëndërroja ta takoja Messin dhe të flas me të që kur kam qenë e vogël, jam shumë e lumtur”, tha tifozja që shpërtheu në lot.

 
Lionel Messi leaves fan speechless

This fan was left speechless after meeting Leo Messi ë (via @ESPN FC)

Posted by ESPN on Monday, June 17, 2019


(Kosova Sot Online)