Çështja “Skënderbeu”: UEFA nuk pret CAS dhe publikon vazot!

  • 17 qershor 2019 - 19:58
Çështja “Skënderbeu”: UEFA nuk pret CAS dhe publikon vazot!

Skënderbeu i ka sytë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, por goditja që ka marrë sot është pak e fortë.

UEFA ka publikuar vazot zyrtare për shortin e Europa League, duke përfshirë Laçin në turin e parë kualifikues dhe duke mos pritur aspak vendimin e CAS-it mbi ekipin korçar, që ka apeluar dënimin dhjetëvjeçar të dhënë nga Komisioni i Disiplinës.

Në Korçë vazhdojnë të kenë besim dhe shpresojnë që vendimi të kthehet përmbys, në mënyrë që Skënderbeu të futet në Europë, sipas renditjes së arritur në kampionatin e fundit të Superligës, por më pas do të shihet se si do të veprohej, duke qenë se Laçi do të përgatitet për Europën dhe do të investojë në këtë kuadër. Madje, Laçi mund të kërkojë dëmshpërblim rekord te UEFA, edhe si fitues hipotetik i kompeticionit! 


(Kosova Sot Online)