Platini deklarohet i pafajshëm për akuzat për korrupsion

  • 18 June 2019 - 16:32
Platini deklarohet i pafajshëm për akuzat për korrupsion

Ish-presidenti i UEFA-s dhe legjenda e futbollit francez, Michel Platini, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për korrupsion pasi u ndalua dhe u mor në pyetje të martën në mëngjes.

Platini u arrestua të martën në mëngjes dhe më pas u mor në pyetje nga hetuesit e Agjencisë franceze për Anti-korrupsion, për akuzat se ia kishte dhënë Katarit të drejtën për organizimin e Kupës së Botës 2020.

63-vjeçari ishte shef i shtëpisë së futbollit evropian deri në vitin 2015 kur u pezullua nga çdo detyrë për shkelje etike.

Ish-mesfushori i Francës dhe tri herë fituesi i Topit të Artë i ka mohuar akuzat vazhdimisht.

Kandidatura e Katarit i mundi ato të SHBA-së, Australisë, Koresë së Jugut dhe Japonisë më 2010 në luftë për ta fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës më 2020.

Planti ka reaguar përmes avokatëve mbrojtës, duke këmbëngulur se nuk është arrestuar dhe se i është përgjigjur pyetjeve të hetuesve në mënyrë të sinqertë.

“Platini është shprehur sinqerisht dhe saktë, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, përfshirë pyetjeve për dhënien e organizimit të EURO 2016, si dhe ka dhënë shpjegime të dobishme”, thuhet në reagimin e Platinit të lëshuar nga avokatët e tij.

“Ai nuk ka asgjë të bëjë me këtë ngjarje, e cila nuk e shqetëson aspak. Ai është i sigurt për atë që do të ndodhë tutje”, thuhet më tej në njoftim.

Pezullimi tetëvjeçar i Platinit nga aktivitetet që kanë të bëjnë me futbollin u ul në katër vjet pas ankesës së tij dhe do të skadojë në vitin tetor të këtij viti.

Ndaj kandidaturës së Katarit pati akuza të mëdha për korrupsion, por një hetim dyvjeçar i FIFA-s vendosi se akuzat ishin të pabaza.

(Kosova Sot Online)