Shkëlzen Gashi po kthehet në Evropë, e do klubi i njohur

  • 19 June 2019 - 11:44
Shkëlzen Gashi po kthehet në Evropë, e do klubi i njohur

Sulmuesi kosovar mund të rikthehet në futbollin evropian pas eksperiencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ekipin e Colorados.

Shkëlzen Gashi mund të rikthehet në futbollin evropian gjatë kësaj vere.

Sulmuesi kosovar i kaloi tri vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku luajti me ekipin Colorado Rapids.

Mirëpo, klubi nga Major League Soccer nuk ia vazhdoi kontratës sulmuesit dhe ai tash është i lirë.

Prandaj, mediat e huaja shkruajnë se ish-përfaqësuesi shqiptar mund të rikthehet në Zvicër, aty ku edhe e filloi karrierën.

Interesim për 30 vjeçarin ka shfaqur ekipi Grasshopper.

Sulmuesi kosovar kishte luajtur për ekipin nga Zurichu në periudhën 2012/2014.

Ndërsa, për Coloradon, Gashi ka realizuar 13 gola në 64 ndeshje. 

(Kosova Sot Online)