Mbappe dhe dy arsye të forta, ja pse PSG ka nxjerrë në shitje Neymar

  • 19 June 2019 - 18:52
Mbappe dhe dy arsye të forta, ja pse PSG ka nxjerrë në shitje Neymar

Paris Saint Germain e konsideron të dështuar projektin “Neymar”, duke qenë se 220 milionë eurot e shpenzuara për blerjen e kartonit të brazilianit dhe të gjitha shpenzimet e tjera si paga dhe komisionet kurrë nuk u shpërblyen nga sulmuesi.

Vendimin për ta nxjerrë në merkato, presidenti Nasser Al-Khelaifi e ka marrë për tre arsye madhore:

Mungesë profesionalizmi.

Në mars të këtij vitit Neymar u rikthye në Brazil për t’u rikuperuar nga dëmtimi, që e detyroi të humbasë ndeshjen ndaj Manchester United, në Champions League. 

Teksa United përmbysi fitoren e parë të PSG-së, Neymar vërtitej nëpër rrugët dhe klubet e Rio de Janeiro duke festuar me këngëtaren Anitta. 

Ndër të tjera problemet e tij më të mëdha kanë qenë sherret dhe debatet në dhomat e zhveshjes me disa lojtarë, duke prishur harmoninë e grupit. 

2. Kriza e dëmtimeve.

Dëmtimet e kanë detyruar 27-vjeçarin të mungojë në 22 ndeshje me PSG, që arritën të fitojnë Ligue 1, por u mundën në finalen e Kupës nga Rennes. 

Një dëmtim në kyçin e këmbës e detyroi atë të mos luajë në raundin e 16 më të mirave në Champions League, teksa PSG u eliminua nga Manchester United.

Së fundi, Neymar humbi edhe Copa America sërish për shkak të një dëmtimi në kavilje. Për këtë, shumë zëra për rikthimin e tij në Spanjë janë ngritur, ku Real Madrid dhe Barcelona bëjnë luftë në heshtje, por ende nuk e kanë të qartë planin e tyre.

3. Rritja e Kylian Mbappe. 

Kur Mbappe u ble nga Monaco ishte thjesht një lojtar premtues dhe vetëm 18 vjeç. Neymar ishte i afirmuar dhe ishte gati për të qenë një lider i vetëm në një skuadër të madhe, gjë të cilën dështoi ta bëjë. 

21 gola në sezonin e tij të parë me PSG-në bëri që sulmuesi francez të krijojë një imazh tjetër dhe Kupa e Botës i dha atij hovin e madh që e barazoi me brazilianin.

Në sezonin që sapo përfundoi 20-vjeçari e mbylli me 33 gola në kampionatin francez, duke konkurruar me Lionel Messin për “Këpucën e Artë”, të 5 kampionateve më të forta të Europës. 

Deklaratat e tij për më shumë përgjegjësi në skuadër kanë trembur drejtuesit, duke e parë që Real Madridi ishte gati për ta marrë futbollistin sensacional të kohës së fundit. Për këtë, klubi dhe presidenti ka vendosur ta ngrejë të ardhmen rrotull tij, duke larguar Neymar.

(Kosova Sot Online)