Arrestohet një person për vrasje pa paramendim në lidhje me vdekjen e Emiliano Sala

  • 19 June 2019 - 20:17
Arrestohet një person për vrasje pa paramendim në lidhje me vdekjen e Emiliano Sala

Një person është arrestuar nën dyshimin për vrasje pa paramendim në lidhje me vdekjen e futbollistit Emiliano Sala.

Sulmuesi, i cili kishte nënshkruar kontratë me Cardiff City, u vra në një aksident me aeroplan bashkë me pilotin David Ibbotson.

Një zëdhënës i policisë në Dorset, njoftoi se një burrë 64-vjeçar nga Yorkshire është arrestuar dhe liruar derisa hetimet ndaj tij vazhdojnë.

Policia njoftoi se familjet e dy viktimave që vdiqën në aksidentin ajror janë informuar për arrestimin e këtij personi.

Sala, po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit më 21 janar kur aeroplani i tij e humbi kontaktin me kontrollin ajror dhe u zhduk mbi Kanalin Anglez.

Trupi i tij u nxor nga uji në shkurt, por trupi i Ibbotson nuk është gjetur kurrë.


(Kosova Sot Online)