Atletico Madrid gjen zëvendësuesin e Griezmann

  • 19 June 2019 - 20:50
Atletico Madrid gjen zëvendësuesin e Griezmann

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është ende në kërkim të një sulmuesi që do të zëvendësojë Antoine Griezmann dhe orët e fundit përflitet se në Madrid do të transferohet Paulo Dybala, që aktualisht luan me Juventusin.

Duket se trajneri argjentinas beson te patrioti i tij, që shihet si më i përshtatshmi për këtë detyrë.

Dybala, 25 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2022 me bardhezinjtë, por duket se do të largohet nga Torino. Trajneri i ri i Juves, Maurizio Sarri, ende nuk ka marrë një vendim për të, por klubi mund ta shesë në rast se vjen një ofertë e mirë.

Sipas mediave spanjolle, Dybala ka patur një takim në Argjentinë me Simeone, para fillimit të Kupës së Amerikës Latine.

Në rast se oferta që do të vijë nga skuadra “colchoneros” do të jetë rreth 80 milionë euro, atëherë transferimi mund të realizohet.

(Kosova Sot Online)