Man Unitedi shton interesimin për Hysajn

  • 20 June 2019 - 08:08
Man Unitedi shton interesimin për Hysajn

Mediumi i madh italian, Sky Sports Italia, raporton se Manchester Unitedi e ka shtuar interesimin për ta transferuar Elseid Hysajn gjatë afatit kalimtar të verës, pasi Crystal Palace ia ka refuzuar ofertat për Aaron Wan-Bissaka.

“Djajtë e kuq” janë të interesuar ta përforcojnë pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë gjatë kësaj vere, mirëpo ata nuk janë i vetmi klub që ka shprehur interesim ta transferojë shqiptarin.

Hysaj ka bërë të ditur se nuk do ta vazhdojë karrierën e tij në Napoli dhe kjo deklaratë e mbrojtësit anësor të Kombëtares së Shqipërisë ka ngjallur interesim edhe te Atletico Madridi. Napoli i kërkon për shqiptarin 25 milionë euro.

Manchester Unitedi është duke e kërkuar një mbrojtës anësor, i cili mund të luajë në të dy anët e mbrojtjes, si zëvendësues për Ashley Young. Veterani anglez luajti edhe si mbrojtës i krahut të majtë, edhe si mbrojtës i krahut të djathtë gjatë sezonit të kaluar.

Ata fillimisht u interesuan për Wan-Bissakan, mirëpo Crystal Palace ia ka refuzuar klubit të gjitha ofertat deri më tani, përfshirë këtu të fundit në vlerë prej 45 milionë eurove dhe bonuseve.

Kjo ka bërë që shqiptari 25-vjeçarin të jetë nën radarin e drejtuesve të Manchester Unitedit. Ai ka qenë i rregullt në formacionin e parë të Napolit gjatë kohës sa Maurizio Sarri e drejtonte klubin. Ai e ndoqi Sarrin nga Empoli në Napoli në vitin 2015, duke u bërë shqiptari i dytë më i shtrenjtë ndonjëherë.

Edhe pse Sarri u largua verën e kaluar, Hysaj qëndroi nën drejtimin e Carlo Ancelotti dhe tani i ka regjistruar 173 paraqitje për klubin. 

(Kosova Sot Online)