Sarri: Chelsea ka skuadër individësh

  • 20 June 2019 - 13:29
Sarri: Chelsea ka skuadër individësh

Trajneri i ri Juventusit, Maurizio Sarri, i ka krahasuar eksperiencat e tij në Chelsea dhe në Napoli, duke thënë se Chelsea ishte një skuadër individësh, mirëpo shton se ata individë ishin shumë të mirë.

Juventusi e ka prezantuar sot trajnerin e ri, Maurizio Sarrin, të cilin e emëroi në këtë post para katër ditësh pas një marrëveshjeje për kontratë trevjeçare.

60-vjeçari i ishte bashkuar Chelseat vetëm para një viti dhe kishte kontratë me klubin deri në vitin 2021, por ai e ndërpreu kontratën para kohe dhe iu bashkua Juventusit më 16 qershor. Para se të shkonte në Chelsea, Sarri kishte qenë trajner i Napolit.

“Napoli kishte lojtarë skuadre, të cilët ishin plotësisht në dispozicion të skuadrës dhe e lëviznim topin në mënyrë super të shpejtë. Chelsea është i përbërë nga lojtarë superior teknikisht, por ata kanë karakteristika më individualiste”, ka thënë Sarri.

“Chelsea ka anësorë që dëshirojnë ta kenë topin në këmbë dhe të luajnë një-kundër-një. Kjo bën që futbolli të jetë më pak i rrjedhshëm pasi që Napoli i kishte 11 lojtarë që e preknin topin vetëm një herë para se ta pasonin, ndërsa Chelsea i kishte shtatë apo tetë që e bënin këtë dhe tjerët ishin lojtarë që mund ta bënin dallimin vetë”.

“Në ishim drejtësisht të pamposhtur gjatë dy-tre muajve të fundit. Je i çmendur nëse mendon se mund t’i ndryshosh karakteristikat e lojtarëve që i ke në skuadër. Ti ke punë me lojtarë që tashmë janë kampionë”.

“Filozofia mbetet e njëjtë në shumë aspekte, por ti duhet ta kesh elasticitetin mendore për t’u përshtatur me lojtarët dhe ta kuptosh se si mund të fitosh ndeshje”.

Gjatë këtij sezoni debutues të 60-vjeçarit italian në Stamford Bridge kishte vazhdimisht spekulime për të ardhmen e tij në pozitën e trajnerit, pasi që tifozët e Chelseat shpeshherë e shprehën pakënaqësinë me taktikat dhe zgjedhjet e skuadrës së Sarrit.

Njëra ndër momentet më të këqija të sezonit 2018/19 ishte në shkurt, kur portieri Kepa Arrizabalaga e sfidoi autoritetin e trajnerit duke refuzuar të zëvendësohet në finalen e Carabapo Cup në Wembley, pak para se Chelsea të mposhtej në penallti nga Manchester City.

Por, Sarri arriti ta fitojë trofeun e tij të parë si trajner me fitoren 4:1 kundër Arsenalit në maj, në finale të Ligës së Evropës, dhe pas ndeshjes tha se e meritonte të qëndronte me klubin.

(Kosova Sot Online)