Në prezantimin te Juve, Sarri fajëson Hazardin për këtë gjë te Chelsea

  • 20 June 2019 - 16:57
Në prezantimin te Juve, Sarri fajëson Hazardin për këtë gjë te Chelsea

Maurizio Sarri është prezantuar sot si trajner i ri i Juventusit.

Pas vetëm një edicioni të kaluar te Chelsea, Sarri vendosi që ta shkëpusë kontratën e tij dhe të nënshkruajë me Juventusin.

Në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Juventusit, ai pati diçka për të thënë edhe për Eden Hazardin, për të cilin tha se prezenca në fushë ndikoi në aspektin mbrojtës të klubit anglez. 

“Ne duhej t’i përshtateshim karakteristikave të Hazardit, sepse ai mund ta ndryshonte lojën. Por, prezenca e tij gjithashtu shkakonte probleme në mbrojtje me të cilat duhej të merreshim”, deklaroi Sarri.

Hazard pak kohë më parë u zyrtarizua si lojtar i Real Madridit, duke u larguar nga Chelsea pas triumfit në Ligën e Evropës në edicionin e fundit.

(Kosova Sot Online)