E konfirmon edhe Di Marzio, punë e kryer – Rrahmani në Serie A

  • 20 June 2019 - 17:48
E konfirmon edhe Di Marzio, punë e kryer – Rrahmani në Serie A

Amir Rrahmani është shumë afër trasnferimit te Hellas Verona.

Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është një hap larg transferimit te Hellas Verona.

Di Marzio e quan punë të kryer transferimin e Amirit në Serie A dhe thotë se futbollisti i Kosovës do të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare me Veronën.

“Po punohet në detajet e fundit me një kontratë prej katër vjetësh. Amir Rrahmani do të blihet përfundimisht nga Verona”, thotë Di Marzio.

Rrahmani pritet të hedhë të bardhën mbi të zezë javën tjetër.

Për mbrojtësin e Dinamo Zagrebit janë interesuar edhe Celtic dhe Standard Liege, por Verona e bindi lojtarin në shumë aspekte. 

(Kosova Sot Online)