Kosovare Asllani me Suedinë të pafuqishme kundër Amerikës

  • 20 June 2019 - 23:10
Kosovare Asllani me Suedinë të pafuqishme kundër Amerikës

Suedia është kualifikuar si e dytë nga Grupi F në rundin tjetër të Kupës së Botës për femra, pasi u mund në ndeshjen e fundit nga Amerika.

Kosovare Asllani, e cila e nisi nga fillimi edhe ndeshjen e tretë në Botërorin e femrave, nuk mundi ta ndihmojë Suedinë që të rrëmbejë grupin, duke humbur 0-2 nga Amerika.

Lindsey Horan në minutën e 3’ dhe autogol Jonna Andersson në minutën e 50’ shënuan për këtë ndeshje.

Mbetet të shihet se cili do të jetë kundërshtari për Suedinë e Kosovare Asllanit në rundin tjetër të Botërorit. 


(Kosova Sot Online)