Sonte, Kosova zhvillon ndeshjen miqësore kundër Rusinë

  • 21 June 2019 - 10:34
Sonte, Kosova zhvillon ndeshjen miqësore kundër Rusinë

Basketbollistët e ekipit kombëtar të Kosovës U-20 sonte në orën 20:15 do të zhvillojnë një ndeshje miqësore kundër Rusisë, në kuadër të turneut që po zhvillohet në Shkup.

Kosova U-20 po merr pjesë në turneun treditor në Maqedoninë Veriore, bashkë me nikoqirët, Rusinë dhe Malin e Zi.

Fillimisht Kosova U-20 sonte do të luajë kundër Rusisë në orën 20:15, një ditë më pas do të luajë ndaj Maqedonisë Veriore në orën 18:00 dhe më të dielën kundër Malit të Zi në orën 20:15. Gjatë qëndrimit në Shkup, Kosova do t’i zhvillojë edhe katër stërvitje. 

Më parë Kosova kishte zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë Veriore, duke pësuar 68:67, derisa turneu në Shkup do t’i ndihmojë që të përgatiten sa më mirë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do të mbahet në Portugali, nga 12 deri më 21 korrik. 

Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë. 

 Orari i ndeshjeve:

21 qershor 

20:15 Rusia-Kosova 

22 qershor 

18:00 Kosova-Maqedonia Veriore 

23 qershor 

20:15 Mali i Zi-Kosova 

(Kosova Sot Online)