Real Madridi i jep prioritet transferimit të Pogbas

  • 21 June 2019 - 11:02
Real Madridi i jep prioritet transferimit të Pogbas

Real Madridi i ka dhënë prioritet transferimit të Paul Pogbas nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, duke e ulur interesimin për mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

“Los Blancos” kishin shprehur interesim për yllin e Tottenhamin, mirëpo tani kanë vendosur ta lënë anash transferimin e mesfushorit danez në mënyrë që t’i sigurojnë shërbimet e Paul Pogbas, i cili i pëlqen shumë trajnerit Zinedine Zidane.

Megjithatë, ata do të presin para se të bëjnë ofertë zyrtare për fituesin e Kupës së Botës me Francës, pasi që fillimisht dëshirojnë t’i shesin disa lojtarë për të sjellë më shumë fitime në klub.

Pogba e pranoi të dielën se ai është gati t’i japë fund periudhës trevjeçare në Old Trafford, duke u thënë gazetarëve në Tokyo: “Pas këtij sezoni dhe gjithçka që ndodhi, pasi ky sezon ishte sezoni im më i mirë, mund të jetë një gjë e mirë ta kem një sfidë të re diku tjetër”.

Kjo deklaratë e ish-mesfushorit të Juventusit ngjalli interes të madh jo vetëm te drejtuesit e Real Madridit, por edhe te bardhezinjtë.

Kampioni i Serisë A dëshiron ta kthejë 26-vjeçarin në Turin dhe tanimë e kanë bërë gati një ofertë të veçantë për “Djajtë e kuq”, e cila besohet se e kap shumën prej 140 milionë eurove.

Drejtori sportiv, Fabio Paratici, e konfirmoi se Juventusi ende e adhuron futbollin francez, gjatë prezantimin të Maurizio Sarrit si trajneri i ri, duke thënë: “Pogba është një lojtar i nivelit më të lartë dhe ne e duam atë, sigurisht”.

Megjithatë, Real Madridi nuk është dorëzuar në tentimet për t’i siguruar shërbimet e Pogbas. Por, 300 milionë funtet e shpenzuara për transferimin e Eden Hazardit, Luka Jovicit, Rodrygo Gomesit, Eder Milatos dhe Ferland Mendy, bëjnë që Real Madridi të përqendrohet te shitja e disa lojtarëve para se të tentojë ta sjellë Pogban në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online)