“Më rreh dhe kërcënon me vdekje”, gruaja denoncon ish-futbollistin e Interitinteri

  • 21 June 2019 - 12:53
“Më rreh dhe kërcënon me vdekje”, gruaja denoncon ish-futbollistin e Interitinteri

Probleme për ish-mbrojtësin e Barcelonës dhe Interit, Maksuell, sot në rolin e drejtuesit te PSG. Braziliani është denoncuar nga gruaja e tij për ushtrim dhune dhe kërcënime me jetë..

“Le Parisien” ka zbuluar se koordinatori sportiv i klubit parisien, prej mbrëmjes së të mërkurës, është nën hetim, pasi bashkëshortja, Xhulia Nagamine, ka bërë një denoncim më 27 mars për dhunë dhe kërcënim me jetë.

Gruaja, me të cilën ai ka 13 vite i martuar, e ka akuzuar ish-futbollistin se ka ushtruar dhunë të përsëritur ndaj saj që në fillim të marrëdhënies së tyre. Gjatë një sulmi në vitin 2012, asaj i janë thyer edhe dy gishta.

Maksuell i mohon akuzat: “Më vjen keq që gruaja ime e përdor ligjin në këtë mënyrë. Për të mirën e fëmijëve të mi, do konfirmoj pafajësinë time totale”.

Image

(Kosova Sot Online)