Ruiz sfidon Joshuan: Eja këtu për t’i marrë titujt

  • 21 qershor 2019 - 14:25
Ruiz sfidon Joshuan: Eja këtu për t’i marrë titujt

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar sot se i ka kërkuar britanikut Anthony Joshua që edhe revanshin ta zhvillojnë në Amerikë. Njësoj si herën e parë. Madje ai ka dhënë edhe një opsion të dytë, Meksikën.ruiz

Javën e ardhshme pritet të zyrtarizohet data dhe vendi se ku do të zhvillohet revanshi mes dy boksierëve.

Në sfidën e parë, të zhvilluar në Nju Jork, meksikan befasoi të gjithë duke fituar me “KO teknik” në raundin e 7-të ndaj Joshua, duke i marrë titujt kampionë bote.

“Ne duam të duelojmë sërish këtu, në Amerikë. Ose në Meksikë. Jemi dakord për nëntorin ose dhjetorin. Mendoj se optimale do të ishte mes 16 nëntorit dhe 14 dhjetorit. Shumë vende na janë ofruar për të zhvilluar këtë duel, duke ofruar shuma të mëdha parash”, tha Ruiz Jr. 

(Kosova Sot Online)