Zyrtare: Massara i bashkohet Milanit

  • 21 June 2019 - 18:11
Zyrtare: Massara i bashkohet Milanit

Frederic Massara zyrtarisht është emëruar drejtor sportiv i Milanit.

Milani ka zyrtarizuar se ka emëruar drejtor sportiv ishin e Romës, Ricky Massara.

Në faqen zyrtare të Milanit shkruhet se Massara do “të raportojë direkt” te drejtori Paolo Maldini.

“Jemi të lumtur që kemi Fredericon në ekipin tonë”, tha Maldini pas zyrtarizimit të Massaras.

“Falë përgatitjeve të tij, seriozitetit dhe profesionalizmit, ai do ta ndihmojë Milanin”.

Massara ka luajtur në vitet e 90-ta si sulmues te Pavia, Pescara dhe Palermo.

Massara kompleton një staf të mrekullueshëm te Milani, me Maldinin e Zvonimir Bobanin për të rikthyer shtatë herë kampionët e Evropës aty ku e kanë vendin.

(Kosova Sot Online)