Tottenham ia tregon Juves çmimin e Trippier, pritet ta zëvendësojë Cancelon

  • 21 June 2019 - 19:24
Tottenham ia tregon Juves çmimin e Trippier, pritet ta zëvendësojë Cancelon

Trippier kushton 25 milionë funte, kaq kërkon Tottenhami nga Juve për anglezin.

Juventusi është duke kërkuar mbrojtës të djathtë, pasi raportohet se Joao Cancelo është afër transferimit te Manchester City për 60 milionë euro.

Zgjedhja e parë e “Zonjës së Vjetër” është Kieran Trippier i Tottenham Hotspur. 

Sipas “The Telegraph”, Tottenham është i gatshëm ta lë 28-vjeçarin të largohet për 25 milionë funte, para që mund t’i shpenzojë në afrimin e ndonjërit prej futbollistëve; Tanguy Ndombele, Nicolo Zaniolo, Donny van de Beek dhe Ryan Sessegnon – që të katërt janë objektiv i Pochettinos.

Me shitjen e Tripier, ndoshta edhe të Serge Aurier, Tottenhami do të mbeste vetëm me një mbrojtës të djathtë, Kyle Walker-Peters dhe për këtë mund të tentojë të afrojë ndonjë deri në fund të merkatos.

(Kosova Sot Online)