Apelimi i Ferrarit hidhet poshtë, fitorja në Kanada i takon Hamiltonit

  • 21 June 2019 - 19:46
Apelimi i Ferrarit hidhet poshtë, fitorja në Kanada i takon Hamiltonit

Fitorja në Çmimin e Madh të Kanadasë i takon përfundimisht anglezit Lewis Hamilton, edhe pse i pari e kaloi vijën e finishit gjermani Sebastian Vettel.

Komisarët e garës kanë hedhur poshtë apelimin e Ferrarit pasi i kanë quajtur të pamjaftueshme provat e shfaqura nga skuadra italiane në lidhje me incidentin mes Vettel dhe Hamilton në pistën e Montreal dhe kanë vendosur të mos e rihapin çështjen. 

Kështu që triumfi në Kanada mbetet i pilotit të Mercedes pas penalitetit prej 5 sekondash që mori Vettel për një dalje të gabuar nga pit stop që i lejoi të ruante kreun e garës.

(Kosova Sot Online)