Milani duhet të rris ofertën për Torreiran

  • 22 June 2019 - 14:44
Milani duhet të rris ofertën për Torreiran

Milani thuhet se është duke përgatitur një ofertë diku rreth 35-40 milionë euro për Lucas Torreira, por Arsenali po mban ende çmimin në 50 milionë euro.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, pronarët e Milanit, Elliot Management, janë të gatshëm të shpenzojnë në mes të 35-40 milionë eurove për mesfushorin uruguain dhe ta ribashkojnë atë me ish-trajnerin e tij te Sampdorias, Marco Giampaolo.

Megjithatë, mediumi tjetër italian La Gazzetta dello Sport raporton se skuadra e Ligës Premier dëshiron të paktën 50 milionë euro për lojtarin që kanë shpenzuar 30 milionë në verën e kaluar.

23-vjeçari ka luajtur 50 herë për klubin londinez këtë sezon, duke shënuar dy herë dhe duke ofruar dy asistime, dhe ishte titullar ndaj Chelseat në finalen e humbur të Ligës së Evropës.

Ndërkohë, Tuttosport gjithashtu raporton se Rossonerët do të ofrojnë një shumë të ngjashme për Dani Ceballos të Real Madridit, i cili aktualisht është në detyrë ndërkombëtare me skuadrën spanjolle U21 në Kampionatin Evropian.

Nëse kjo është një zgjedhje në mes të dyve në të njëjtat shifra, atëherë Giampaolo do të preferonte Torreiran. 

(Kosova Sot Online)