Zyrtare: Sampdoria emëron Di Francescon si trajner

  • 22 June 2019 - 15:39
Zyrtare: Sampdoria emëron Di Francescon si trajner

Sampdoria ka emëruar zyrtarisht Eusebio Di Francesco si trajner të ri për një kontratë trevjeçare.

Di Francesco vjen si zëvendësim i Marco Giampaolos, i cili u bashkua me Milani këtë javë dhe është roli i tij i parë që kur Roma e shkarkoi atë në mars.

“Di Francesco është zgjedhja më e mirë, me qëllim që të vazhdojmë të ndihmojmë rritjen e klubit. Mirë se vini, Eusebio!”, ka thënë presidenti Massimo Ferrero në faqen zyrtare të klubit. 

Di Francesco është 49 vjeç dhe ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Karriera e tij si trajner filloi në Virtus Lanciano në vitin 2008 dhe ai vazhdoi me skuadra tjera si Pescara, Lecce, Sassuolo dhe Roma, ku i dërgoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

(Kosova Sot Online)