Vinicius: “Mbappe do të vijë së shpejti në Real Madrid”

  • 23 June 2019 - 16:32
Vinicius: “Mbappe do të vijë së shpejti në Real Madrid”

Vinicius nuk ka asnjë dyshim, herët apo vonë Mbappe do ta veshë fanellën e skuadrës së Los Blancos.

Kylian Mbappe është objektiv i kamotshëm i Real Madridit, por vështirë se do të largohet nga Paris Saint Germain për të paktën edhe dy vite.

Megjithatë, Vinicius Junior, thotë se Mbappe është i destinuar për Madridin dhe herët apo vonë, ai do të luajë me të në “Santiago Bernabeu”.

“Në një kohë të afërt, besoj se do të vijë”, tha Vinicius në një intervistë për ‘Telefoot’.

“Natyrisht se tifozët e Real Madridit e ëndërrojnë MbAppen. Por jo vetëm të Madridit, tifozët e të gjitha ekipeve. E gjithë bota e do atë këtu dhe së shpejti besoj se do të vijë. Nuk ka asnjë dyshim se do të fitonim shumë së bashku”.

I pyetur se a komunikon me Mbappen, Vinicius u përgjigj: “Realisht nuk njihemi, por flasim në Instagram, shkëmbejmë mesazhe. E admiroj shumë, tashmë ka fituar shumë tituj dhe nëse do të vinte këtu, do të ishte fantastike”. 

(Kosova Sot Online)