“Shpresoj që Neymar të qëndrojë, por është e vështirë”
Marquinhos shpreson që Neymari të qëndrojë në PSG.
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Marquinhos, shpreson që Neymar do të vazhdojë të qëndrojë te kampionët e Ligue 1 edhe sezonin e ardhshëm.
Tashmë kanë nisur spekulimet për një largim të mundshëm nga PSG-ja për në Barcelonës, por edhe Real Madridi interesohet për 27-vjeçarin.
“Është e vështirë të rekrutosh lojtar si ai në klub dhe është e vështirë ta mbash, por shpresoj se ai do të vazhdojë me ne”, u shpreh Marquinhos për L’Equipe të dielën.
“Ai është lojtar i rëndësishëm, gjithashtu edhe shok, person që e dua dhe shpresoj shumë se do të qëndrojë”.
(Kosova Sot Online)