Orari i garave të sportistëve tanë në Lojërat Evropiane

  • 24 qershor 2019 - 09:43
Orari i garave të sportistëve tanë në Lojërat Evropiane

Kosova do të përfaqësohet nga dy sportistë sot në ditën e katërt të Lojërave Evropiane “Minsk 2019” në Bjellorusi,

Xhudistja Loriana Kuka dhe boks Patriot Behrami do të kërkojnë sonte medalje në Minsk, që deri më tani e kanë arritur vetëm Majlinda Kelmendi, që rrëmbeu të artën dhe Nora Gjakova, e cila u stolis me medaljen e argjendtë.

Orari:

Xhudo
10:00 Loriana Kuka (-78 kg)

Boks
19:15: Çerekfinale, Patriot Behrami – Mangiacapre Vincenzo (ITALI)

Gjatë ditës së djeshme, Akil Gjakova (Xhudo), Shpëtim Bajoku (Boks) dhe Donjeta Sadiku (Boks), nuk ia dolën duke u eliminuar nga Lojërat Evropiane. 

(Kosova Sot Online)