James: “Nuk e di ku do të luaj sezonin e ardhshëm, Zidane s’ka folur kurrë me mua”

  • 24 June 2019 - 10:17
James: “Nuk e di ku do të luaj sezonin e ardhshëm, Zidane s’ka folur kurrë me mua”

James thotë se ende s’ka vendosur për të ardhmen dhe se gjithçka varet nga Napoli dhe Reali – nëse do të arrijnë marrëveshje për transferimin e kolumbianit.

James Rodriguez është duke u kërkuar me ngulm nga Carlo Ancelotti te Napoli.

Mesfushori kolumbian ka qenë i huazuar dy vitet e fundit te Bayern Munich, me këtë të fundit që refuzoi të ushtrojë kartonin e blerjes dhe kështu 27-vjeçari do të kthehet në Madrid.

Por, vështirë se James do të qëndrojë te Reali, tani ai ka zbuluar se asnjëherë s’ka pranuar ndonjë telefonatë nga Zinedine Zidane – sinjale se ashtu si në vitin 2017, nuk i beson as tani dhe dëshiron ta largojë nga ekipi sërish.

“Nuk e di ku do të luajë sezonin e ardhshëm”, tha James pas fitores së Kolumbisë 1-0 ndaj Paraguait.

“Tani për tani jam duke menduar për Copa America, duhet të jem i qetë. Shkuarja te Napoli varet nga klubet”.

“Ka njerëz në klub që po punojnë shumë, por unë s’mund të bëjë asgjë nga këtu”.

27-vjeçari më pas është pyetur nëse Zinedine Zidane ka folur me të.

“Kurrë”, u përgjigj ai. 

(Kosova Sot Online)