Loriana Kuka do të ketë punë në çerekfinale me nënkampionen e botës

  • 24 June 2019 - 11:36
Loriana Kuka do të ketë punë në çerekfinale me nënkampionen e botës

Loriana Kuka do të përballet në çerekfinale të Lojërave Evropiane me Guusje Stenhuis.

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, e ka nisur mbarë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Xhudistja jonë mposhti Katie Jemina Yeats Broën të Britanisë së Madhe, me shënim të artë në kategorinë -78 kilogramë, për të prekur çerekfinalen.

Kundërshtarja e ardhshme e Loriana Kukës në çerekfinale të garave të xhudos në LE Minsk 2019, është Guusje Stenhuis e Holandës.

Ajo është nënkampione e botës 2018, dy herë nënkampione e Evropës dhe një herë medaliste e bronztë e Lojërave Evropiane Baku 2015.

(Kosova Sot Online)