Van Dijk: “Liverpoolin e pret një e ardhme e ndritur”

  • 24 June 2019 - 13:21
Van Dijk: “Liverpoolin e pret një e ardhme e ndritur”

Van Dijk beson se Liverpooli ka të ardhme të ndritur.

Virgil van Dijk e ka ndihmuar Liverpoolin që të fitojë Champions Leaguen dhe mendon se ky është vetëm fillimi për ekipin e Jurgen Klopp.

“Reds” kanë një të ardhme të ndritur dhe mund të dominojë në vitet e ardhme.

Mbrojtësi holandez, në një intervistë për sajtin e klubit tha: “Mendoj se e ardhmja duket goxha e ndritur”.

“Kmei ekip fantastik dhe lojtarë që duan të rriten dhe të japin gjithçka për ekipin dhe klubin”.

“Kam shumë kualitete në këtë ekip, kemi shumë lojtarë të mirë edhe në stol që duan të japin më të mirën sa herë që luajnë. Kështu që kemi të ardhme të ndritur para vetës”.

Van Dijk theu rekord duke u transferuar te Liverpooli për 75 milionë euro në afatin dimëror në vitin 2018.

Por, ai ka shpaguar gjithçka, brenda një kohe të shkurtër ka arritur që të kthejë mbrojtjen e Liverpoolit në një ndër më të mirat në Evropë dhe sezonin që lamë pas, u shpall lojtari më i mirë në Premierligë.

Van Dijk e ndihmoi Liverpoolin që të fitojë trofeun e Champions League pas 14 viteve dhe për shkak sezonit fantastik, është një prej favoritëve, së bashku me Lionel Messin – për ta fituar “Topin e Artë”.

(Kosova Sot Online)