Fiton Loriana Kuka, i afrohet medaljes së bronztë

  • 24 qershor 2019 - 13:23
Fiton Loriana Kuka, i afrohet medaljes së bronztë

Loriana Kuka e ka fituar meçin e parë të repesazhit, duke e mposhtur gjermanen Anna Maria Wagner, në Lojërat Evropiane. Xhudisten pejane e ndan vetëm një fitore nga medalja e bronztë në “Minsk 2019”

Loriana Kuka është shumë afër medaljes së bronztë në Lojërat Evropiane.

Xhudistja kosovare e ka fituar meçin e parë të repesazhit duke e mposhtur gjermanen Anna Maria Wagner në “Minsk 2019”.

Loriana me këtë rast iu afrua edhe më shumë medaljes dhe atë e ndan vetëm një fitore me të bronztën.

(Kosova Sot Online)