Benitez zyrtarisht largohet nga Newcastle, i hapet rruga Mourinhos

  • 24 June 2019 - 14:06
Benitez zyrtarisht largohet nga Newcastle, i hapet rruga Mourinhos

Benitez do të largohet nga Newcastle United kur t’i skadojë kontrata, me 30 qershor 2019.

Tashmë është zyrtare. Rafael Benítez nuk ka arritur marrëveshje me Newcastle United për vazhdimin e kontratës, ai s’do të jetë pjesë e klubit sezonin e ardhshëm.

“Me zhgënjim njoftojmë se Rafael Benítez do të largohet nga Newcastle United kur do t’i skadojë kontrata me 30 qershor 2019”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez, që ndër të tjera thotë “kemi punuar për t’ia zgjatur kontratën Benitezit, por nuk është arritur asnjë marrëveshje me Rafan e përfaqësuesit e tij”.

Klubi gjithashtu ka njoftuar se do të largohen edhe stafi, Paco de Míguel Moreno, Antonio Gómez Pérez dhe Mikel Antia.

Ditë më parë u raportua se Mike Ashley është pajtuar ta shesë Newcastle Unitedin për 397 milionë euro te kushëriri i pronarit të Manchester Cityt, Sheikh Mansour.

Sipas mediave angleze, kontratat janë nënshkruar në mes të Ashleyt dhe miliarderit Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan.

Për këtë, emri i Jose Mourinhos ka nisur të lidhet menjëherë me një rikthim në Angli dhe zyrtarizmi i Benitezit, i rrit edhe më shumë spekulimet. 

(Kosova Sot Online)