Torreira dëshiron të largohet nga Arsenali

  • 24 June 2019 - 18:00
Torreira dëshiron të largohet nga Arsenali

Lucas Torreira raportohet se dëshiron që të ribashkohet me Marco Giampaolo në Milan, por Arsenali nuk dëshiron që ta humbet mesfushorin pa fituar mjaftueshëm për të

Sipas Sport Mediaset, Torresira është gati për një rikthim të shpehjtë në Itali, pasi që kohëve të fundit ai po ka probleme me adaptimin në Angli, sidomos më mësimin e gjuhës.

Media ka shpejguar që uruguaiani tashmë dëshiron që të rikthehet në Itali, pasi që ka lidhje të mira me Giampaolon, i cili edhe e kishte sjell atë në Sampdoria.

Megjithatë, Arsenali thuhet se “e ka mbështetur për muri” 23 vjeçarin por edhe Milanin për çmimin e tij.

Sipas medias, Gunners mund ta huazojnë Torreiran por në fund ata do të jenë të obliguar që ta blejnë për shumën e tyre. 


(Kosova Sot Online)