E 'çmendura' e Ligës së Kampionëve, pas tri ditësh do jetë në Kosovë

  • 24 June 2019 - 18:52
E 'çmendura' e Ligës së Kampionëve, pas tri ditësh do jetë në Kosovë

Në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve, Liverpool – Tottenham, për një moment vëmendja e të gjithëve ishte tek një detaj tjetër.

Modelja ruse, Kinsey Wolanski, ishte futur në fushë gjatë zhvillimit të saj gjysmë e zhveshur.

Është pikërisht Wolanski ajo që pas tri dite do jetë në Kosovë së bashku me të dashurin e saj.

Wolanski do jetë mysafire speciale në ngjarjen e automobilizmit në  Sllatinë që do mbahet të enjten nga ora 15:30.

(Kosova Sot Online)