Loriana Kuka: Çfarë ndjenje e jashtëzakonshme sepse nuk prisja të fitoja medalje

  • 25 June 2019 - 09:23
Loriana Kuka: Çfarë ndjenje e jashtëzakonshme sepse nuk prisja të fitoja medalje

Loriana Kuka ka thënë se nuk kishte pritur më shumë se vendin e pestë në Lojërat Evrpiane Minks 2019, por është e lumtur që ia doli ta fitojë medaljen e bronztë.  

Kuka e mposhti gjermanen Luise Malsahn me ippon, përmes repesazhit në kategorinë -57 kg, dhe u stolis me medaljen e bronztë të hënën në Bjellorusi.

Kjo ishte medalja e tretë e Kosovës në Lojërat Evropiane Minsk 2019, pas të artës së Majlinda Kelmendit dhe të argjendtës së Nora Gjakovës dy ditë më parë.

Kuka ka shpjeguar sesi i kishte shpëtuar humbjes në 30 sekondat e fundit, si dhe ndjenjën e jashtëzakonshme që e ka përjetuar pas triumfit.

“Nuk kam pritur fare të fitoj medalje, kam pritur mbase vendin e pestë apo shtatë. Në luftë për medalje jam kanë t’u humb në 30 sekondat e fundit. Kam bërë rikthim dhe kam fituar me ippon, ka qenë një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, tha Loriana.

“Kur e kam parë reagimin e publikut dhe Tonit jam gëzuar. Momenti me Toni ishte shumë i bukur dhe kurrë nuk do ta harroj”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)