Zagadou shihet si zëvendësues i Mustafit te Arsenali

  • 25 June 2019 - 12:06
Zagadou shihet si zëvendësues i Mustafit te Arsenali

Arsenal po shikon mundësinë që të transferojë mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Dan-Axel Zagadou.

Mbrojtësi i qendrës ka impresionuar me paraqitjet këtë sezon, duke përfaqësuar edhe Francën në Kupën e Botës nën 20 vjet.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i ka dhënë përparësi mbrojtjes teksa po kërkon edhe mbrojtësin e krahut të majtë të Celticut, Kelan Tiernien. 

Zagadou la gjigantët francez të Paris Saint-Germain si lojtar i lirë në vitin 2017 dhe kaloi te ekipi i Bundesligës.

Lojtari shihet edhe si zëvendësues i Shkodran Mustafit, i cili nuk shihet më pjesë e skuadrës londineze dhe pritet të largohet gjatë këtyre muajve.

Ndryshe, futbollisti ka kontratë valide edhe për tre vjet me milionerët dhe besohet se kushton rreth 49 milionë euro.

(Kosova Sot Online)