Majlinda kthehet në Kosovë: E lumtur për medaljen, po kthehem në formën më të mirë

  • 25 June 2019 - 12:44
Majlinda kthehet në Kosovë: E lumtur për medaljen, po kthehem në formën më të mirë

Majlinda Kelmendi është rikthyer në Kosovë, ku e ka komentuar suksesin që e arriti në Lojërat Evropiane, ku e fitoi medaljen e artë. Ajo tregon se me këtë rast po e konfirmon rikthimin e formës

Majlinda Kelmendi është rikthyer në atdhe me medaljen e artë të fituar në Lojërat Evropiane.

Xhudistja pejane thotë se ndihet e lumtur që po e kthen formën e dikurshme pas lëndimit që e kishte lënë për një kohë të gjatë jashtë këtij sporti.

“Jam mjaft e lumtur. Është një medalje e cila më ka munguar. Më gëzon jashtëzakonisht fakti se jam bërë e para në këtë garë. Nuk kam garuar gjatë në kampionat, ky fakt e rrit vetëbesimin tim. Jam gati ta vazhdoj karrierën aty ku e kam nisur”, deklaroi fillimisht sportistja më e madhe kosovare me të mbërri në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Kam qenë jashtë garave për 14 muaj, ishte një periudhë e vështirë. Lëndimi është pjesa më e vështirë e sportistit. Fatmirësisht jam rikthyer shumë mirë, në secilën garë kam marrë medalje. Kjo po tregon se jam kthyer në formën që kam qenë”, ka thënë tutje Kelmendi.

Kosova po garon në “Minsk 2019” me 12 garues, prej tyre 5 nga xhudoja, të cilës ia sollën 3 medalje vendit tonë. 

(Kosova Sot Online)