Nora: Dëshira ime ishte medalja e artë, synim mbetet Tokio 2020

  • 25 June 2019 - 12:51
Nora: Dëshira ime ishte medalja e artë, synim mbetet Tokio 2020

Nora Gjakova është e kënaqur që ia solli Kosovës medaljen e argjendtë nga Lojërat Evropiane 2019, edhe pse dëshira e saj ka qenë ta fitonte të artën, që do të ishte e para për të në këto lojëra.

Gjakova humb në finale për medaljen e artë ndaj ruses Daria Mezhetskaia në kategorinë deri 57 kilogramë të shtunën në Minks të Bjellorusisë, por e fitoi medaljen e argjendtë, të dytën në karrierën e saj në Lojërat Evropiane. 

Ajo, bashkë me fituesen e medaljes së artë nga këto lojëra Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e tyre Driton Kukën, u rikthyen sot në Kosovë me medaljet e tyre.  

E pyetur sesi ndihet për medaljen, Gjakova tha: “Gjithmonë është ndjenjë shumë e mirë dhe kënaqësi me qene ne podium e sidomos në një garë të këtij niveli. Dëshira ime ka qenë medalja e artë por jam e kënaqur që gjithçka ka shkuar në rregull”.

Ajo e pranoi gabimin në finale, por thotë se tani po mendon për Lojërat Olimpike Tokio 2020

“Humba sepse bëra një gabim jo pse kundërshtari ishte më e mirë. Synimi im është Tokio 2020”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)