Lampardit i lejohet t’i nisë bisedimet me Chelsea për pozitën e trajnerit

  • 25 June 2019 - 14:43
Lampardit i lejohet t’i nisë bisedimet me Chelsea për pozitën e trajnerit

Derby County i ka dhënë leje Frank Lampardit të bisedojë me Chelsean për pozitën e trajnerit të klubit londinez, e cila ka mbetur e zbrazet pas largimit të Maurizio Sarrit në drejtim të Juventusit.

Sky Sports në Britani shkruan se Chelsea ia ka bërë me dije Derbyt se është i gatshëm t’ia paguajë një kompensim prej 4 milionë euro në klauzolën e lirimit të Lampardit.

41-vjeçari pritet ta zëvendësojë Sarrin në postin e trajnerit, pasi italiani u rikthye në vendlindje duke e marrë drejtimin e Juventusit.

“Klubi i futbollit Derby County mund të konfirmojë se i ka dhënë leje klubit të futbollit Chelsea për të folur me Frank Lampardin për pozitën e lirë të trajnerit në Stamford Bridge”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lampard i kaloi 13 vjet në Londrën perëndimore si lojtar, duke i fituar tre tituj në Premierligë, katër tituj të FA Cup, dy të League Cup, një në Ligën e Evropës dhe një në Ligën e Kampionëve.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të klubit. 

(Kosova Sot Online)