Zeneli operohet me sukses, zotohet se do të kthehet më i fortë së kurrë më parë

  • 25 June 2019 - 15:25
Zeneli operohet me sukses, zotohet se do të kthehet më i fortë së kurrë më parë

Arbër Zeneli ka njoftuar se është operuar me sukses në gju, pas lëndimit të rëndë që e pësoi në fillim të këtij muaji në një ndeshje me Kombëtaren e Kosovës, dhe u zotua se do të rikthehet edhe më i fuqishëm.

Anësori i Stade de Reims u detyrua ta braktisi lojën në fillim të pjesës së dytë në barazimin e Kosovës 1:1 me Malin e Zi në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, pasi e pësoi një dëmtim të rëndë në gju.

Tani, gati tri javë më pas, 24-vjeçari është operuar me sukses në lëndimin e gjurit të djathtë që pritet ta larë atë jashtë fushës së futbollit për nëntë muaj.

(Kosova Sot Online)