Foto nga momenti i supergolit të Mendurim Hotit për Feronikelin

  • 25 June 2019 - 21:16
Foto nga momenti i supergolit të Mendurim Hotit për Feronikelin

Feronikeli nis sonte aventurën e tyre për në Ligën e Kampionëve dhe ka kaluar me një gol të bukur në minutën e 3-të ndeshjes në epërsi

Mendurim Hoti me një solo aksion arriti që të kalojë kampionin e Kosovës në epërsi derisa atmosfera në stadiumin Fadil Vokrri vazhdon të jetë impozante.

Deri me tani kampioni i Kosovës po e menaxhon shumë mirë ndeshjen derisa ka pasur edhe dy raste të tjera për të shënuar.

 

(Kosova Sot Online)