Filozofi e re e Zidanet, Reali me katër sisteme të mundshme për sezonin e ri në La Liga e Ligë të Kampionëve

  • 26 June 2019 - 13:36
Filozofi e re e Zidanet, Reali me katër sisteme të mundshme për sezonin e ri në La Liga e Ligë të Kampionëve

Zinedine Zidane tashmë do të duhet të ketë një sistem të ri të lojës pas përforcimeve të fundit te Real Madridi.

Nënshkrimet e bëra si Mendy, Hazard ose Jovic dhe nëse vjen Paul Pogba i Manchester Unitedit ose Fabian Ruiz i Napolit, Marca ka treguar edhe disa prej strategjive që pritet të aplikojë trajneri francez.

Më poshtë janë disa prej alternativat që do të mund t’i shohim në sezonin e ri të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

“Formacioni mund të ndryshojë renditjen”, ka thënë strategu në një bisedë me mediat spanjolle duke konfirmuar se do të ketë ndryshime.

Kjo mund të nënkuptojë se vendi i Casemiros është në rrezik. Interesi në Fabian, i raportuar nga AS, gjithashtu tregon për këtë ndryshim potencial. Qëllimet që shtojnë do të eklipsonin Luka Modricit dhe Toni Kroosin, të cilët mund të zëvendësohen Pogban dhe Ruizin.

(Kosova Sot Online)