Momenti kur Majlinda Kelmendi e kap keq për fyti reprezentuesen ruse

  • 26 June 2019 - 14:21
Momenti kur Majlinda Kelmendi e kap keq për fyti reprezentuesen ruse

Majlinda Kelmendi i fitoi dy medalje të arta në Lojërat Evropiane  që po mbahen në Minks të Bjellorusisë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në finalen e madhe të kategorisë 52 kilogram xhudistja kosovare mposhti reprezentuesen ruse, Natalia Kuziutina, e cila kishte përkrahje të tifozëve, të cilët brohorisnin “Rusia, Rusia…”,

Mirëpo, reprezentuesja e Kosovës pati paraqitje të shkëlqyeshme dhe me meritë fitoi finalen dhe në saje të saj edhe medaljet e arta.

Gjatë duelit Majlinda e ka bërë një veprim, natyrisht në suaza të rregullave, që e ka këkaqnur trajnerin e saj, Driton Kuka. Ky i fundit e ka publikuar një foto, ku gjatë duelit për një moment Majlinda e kishte kapur keq për fyti reprezentuesen e Rusisë.

“Foto që flet shumë! Dëshirë, fokus, luftë e pa kompromis deri në atomin e fundit nga të dy garueset
Kelmendi vs Kuziutina – Finalja The best and strongest fight @ Europeans in Minsk! #tokyo2020”, ka shkruar Kuka.

Përpos Majlindës, edhe Nora Gjakova i ka fituar dy medalje të argjendta në Minks, kurse Loriana Kuka është veshur me bronz.

Image

 

(Kosova Sot Online)