“Messi iranian” i mohon akuzat se ka fjetur me 23 gra: Është lajm i rremë

  • 26 June 2019 - 16:08
“Messi iranian” i mohon akuzat se ka fjetur me 23 gra: Është lajm i rremë

Reza Parastesh, një burrë iranian që në pamje ngjan me Lionel Messin, i ka mohuar akuzat se e ka shfrytëzuar ngjashmërinë me yllin e Barcelonës për t’i çuar në shtrat 23 gra.

Në muajt e fundit mediat kanë shkruar se Parasteshi është duke u paditur nga 23 gra se i ka joshur ato duke u shtirur si Messi. Por, ai mohon këto lajme duke i luajtur të rreme.

“Ky lajm, që po shpërndahet nëpër vendet myslimane, si në Iran ku jetoj unë, është katastrofë”, tha ai për Omasport.

“Familja ime është kërcënuar rëndë. Një lajm i rremë po qarkullon në rrjetet sociale se unë kam fjetur me 23 gra sepse ato mendonin se isha Lionel Messi”, tha Parastesh.

“Ju lutem mos luani me reputacionin e njerëzve. Të gjithë jemi në dijeni se sikur koj të ndodhte, ndaj meje do të kishte ankesa dhe unë do të ndiqesh penalisht”, shtoi ai.

“Mos e besoni këtë, nuk është e vërtetë. Unë do ta luftojë këtë legalisht dhe do ta pastroj emrin tim”, tregoi ai

E gjitha nisi para dy vjetëve, kur babai i tij i kishte kërkuar të fotografohej në fanellën e Messit në Barcelonë.

Fotografia e tij shumë shpejt u shpërnda gjithandej nëpër rrjetet sociale dhe ai e mori nofkën “Messi i rremë”.

Për shkak të ngjashmërisë me Messin, Parastesh i preu flokët dhe e rriti mjekrën në stil të kapitenit të Barcelonës, duke e rritur kështu edhe më shumë ngjashmërinë me Messin. 

(Kosova Sot Online)