Klubi i Zenelit del me njoftim zyrtar pas operimit të futbollistit

  • 26 June 2019 - 16:10
Klubi i Zenelit del me njoftim zyrtar pas operimit të futbollistit

Futbollisti kosovar kishte pësuar lëndim të rëndë në ndeshje me Malin e Zi dhe pritet të mungojë nga 7 deri në 9 muaj. Kosova do ta humbë një lojtar të rëndësishëm për pjesën e mbetur të kualifikimeve për “Euro 2020”

Klubi i Arbër Zenelit, Reims nga Franca ka dalë me njoftim zyrtar pas operimit të futbollistit kosovar.

Anësori i Kosovës kishte pësuar lëndim të rëndë në ndeshje me Malin e Zi, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Futbollisti kualitativ i kishte dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë dhe me këtë rast iu desh t’i nënshtrohej operimit.

Tash, Reimsi ka njoftuar se operimi është kryer me sukses dhe se futbollisti i krahut të majtë do të kthehet në fushat e blerta pas 7 deri në 9 muajve.

Kjo nënkupton se Kosova do ta humbë një lojtar të rëndësishëm për pjesën tjetër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

(Kosova Sot Online)