Toni Kuka, thirrje deputeteve ta votojnë Ligjin për Sponsorizime

  • 26 June 2019 - 21:09
Toni Kuka, thirrje deputeteve ta votojnë Ligjin për Sponsorizime

Nesër Kuvendi i Kosovës pritet që ta votojë Ligjin për Sponsorizime derisa shumë deputetë të pozitës dhe opozitës janë në kërkim që të votohet këtë ligj

Për këtë gjë ka reaguar edhe trajneri i xhudos, njeriu i cili me kadetët e tij në sportin e xhudos i ka sjell medalje Kosovës.

Driton Kuka ka kërkuar që ligji të votohet nesër kur ai do të hidhet për votim në Kuvendin e Kosovës, me anë të një postimi të tij në facebook. 

Neser ditë e rëndësishme për Sportin në Parlamentin e Kosovës!

Neser në ora 10.00

Sporti e Kultura do presin prej jush të reflektoni!

Ju që e votuat heren e parë jemi mirënjohës dhe presim edhe nga Deputetet tjerë që të lini inatet politike për hir të prezentimit dinjitoz të sportistëve në mbarë Botën

Rinia jonë duhet të ndërtoj të ardhmen në shtetin tonë e jo diku tjetër prandaj po presim përkrahje nga të gjithë ju pa dallim të përkatësive partiake!

(Kosova Sot Online)