Guardiola e do Iscon te City

  • 27 June 2019 - 08:06
Guardiola e do Iscon te City

Situata e Iscos te Real Madridi vazhdon të monitorohet nga afër nga Pep Guardiola, i cili e dëshiron spanjollin nën urdhrat e tij te Manchester City.

David Silva ka njoftuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Etihad Stadium, prandaj strategu spanjoll e do lojtarin e Real Madridit si pasardhësin e tij.

Pas transferimit të Eden Hazardit në Santiago Bernabeu, pozita e numrit 22 është e komplikuar, së paku sa i përket formacionit startues.

Në ndërkohë, Reali ka nevojë për para këtë verë, duke qenë se deri më tani ka kaluar shjumën prej 300 milionë eurosh në shpenzime dhe do të ketë nevojë së paku edhe për 100 milionë të tjera për të investuar.

Los Blancos kërkojnë rreth 80 milionë euro për Iscon, edhe Zinedine Zidane dëshiron ta mbajë atë në skuadër. 

(Kosova Sot Online)