Real Madridi prezanton fanellat e dyta

  • 27 June 2019 - 12:06
Real Madridi prezanton fanellat e dyta

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka prezantuar sot (e enjte) gjatë ditës fanellat e dyta zyrtare të klubit.

Real Madridi ka bërë prezantimin e fanellave të dyta për sezonin e ri 2019/20 nga marka e njohur Adidas.

Fanellat e dyta apo kur luan si mysafirë, Reali do t’i ketë të dominuara nga ngjyra e kaltër e mbyllur, ndërsa do t’i ketë edhe disa nuanca të zeza.

Është vet klubi mbretëror, i cili ka zyrtarizuar prezantimin e fanellave të dyta me anë të faqeve të tyre zyrtare.

“Le të dijë bota se jemi gati. Ngritja zërin”, shkruan në njoftimin e Real Madridit.

Ndryshe, Real Madridi para disa ditësh ka prezantuar edhe fanellat e para, të bardha.

(Kosova Sot Online)