Shuhen zërat për të ardhmen e Aro Muriç: Portieri i Kosovës bëhet me skuadër të re

  • 27 June 2019 - 14:48
Shuhen zërat për të ardhmen e Aro Muriç: Portieri i Kosovës bëhet me skuadër të re

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç do t’i bashkohet Nottingham Forestit në huazim për një periudhë një-vjeçare.

Manchester City ka shpresa të mëdha për 20-vjeçarin, të cilin e pret në edicionin e ardhshëm t’i bëjë konkurrencë Edersonit për pozitën e portierit të parë në skuadër.

Muriç e ka kaluar edicionin e fundit si portier rezervistë për Ederson, derisa ka bërë pesë paraqitje në Kupën Karabao. 

Por, me rikithimin e Claudio Bravos nga lëndimi, Manchester City nuk dëshiron ta lë Muriç si numër tre për portën.

Kështu, kampioni i Anglisë do ta huazojë atë, derisa Nottingham Foresti e ka fituar garën me Preston North End për shërbimet e portierit të talentuar.

Bravo pritet të largohet nga Manchester City vetëm në verën e ardhshme kur t’i skadojë kontrata, duke ia lënë vendit portierit të Kosovës.

Muriç ishte larguar në huazim te NAC Breda edhe edicionin e kaluar, por që lëndimi i Bravos bëri që ai të rikthehet në “Etihad Stadium”.

(Kosova Sot Online)