Pedro beson se Neymar, Griezmann, Suarez dhe Messi mund të luajnë së bashku

  • 27 June 2019 - 18:25
Pedro beson se Neymar, Griezmann, Suarez dhe Messi mund të luajnë së bashku

Pedro beson se me skemën e duhur, Neymar, Griezmann, Suarez dhe Messi mund të luajnë së bashku në 11-shen e Barcelonës.

Sulmuesi i Chelsea, Pedro Rodríguez, ka folur për mundësinë e rikthimit të Neymarit në Barcelonë si dhe arritjen e Eden Hazard në Real Madrid.

“E sheh Neymarin në Barcelona? Po, po, pse jo. Mesiguri do të kthehet, është lojtar i shkëlqyer dhe e ka dëshmuar këtë si në Barça po ashtu edhe te PSG-ja. Besoj që të gjithë e duan kthimin”, tha ai.

“A mund të luajnë së bashku Neymar, Griezmann, Suarez e Messi? Nuk e di, janë shumë përpara, por e vërteta është se janë të mrekullueshëm dhe nëse gjejnë skemën e duhur mund të kontribuojnë të gjithë në fushë”.

“Hazard? Është lojtar fantastik, e kam pasur shokë për disa vite dhe jam i sigurt se do të bëjë një vit të madh në Madrid. I dëshiroj më të mirat sepse është njeri i mirë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”.

(Kosova Sot Online)