Dështon Prishtina, vetëm barazim në ndeshjen e parë me St Joseph’s në “Fadil Vokrri”

  • 27 June 2019 - 22:46
Dështon Prishtina, vetëm barazim në ndeshjen e parë me St Joseph’s në “Fadil Vokrri”

Prishtina nuk ka mundur të marrë fitore në Fadil Vokrri, duke barazuar 1-1 me skuadrën e St Joseph’s.

Në ndeshjen e parë të rrethit preliminar në Europa League, Prishtina nuk ka arritur të korrë fitore ashtu siç pritej, duke barazuar 1-1 me St Joseph’s në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kështu, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në Gjibraltar – ky rezultat i konvenon skuadrës së St Joseph’s.

Prishtina e dominoi në tërësi ndeshjen, por nuk u treguan të saktë para portë së kundërshtarit, duke dërguar topin vetëm njëherë në rrjet dhe atë përmes pikës së bardhë.

Kapiteni, Armend Dallku, shënoi për 1-0 në minutën e 28’ nga penalltia.

Por, tre minuta më vonë, në atë të 31’, mysafirët barazuan rezultatin në 1:1 në rastin e parë të tyre. Juanfri realizoi në minutën e 31-të.

Para se Dallku të shënojë për 1-0, Uka goditi fuqishëm në minutën e 22’, por shtylla ia mohoi golin futbollistit të sapoardhur te Prishtina.

Në pjesën e dytë, Prishtina krijoi disa raste shënimi, por nuk arritën që të gjejnë golin e shumëkërkuar, duke përfunduar kështu takimi 1-1.

Ndeshjen kthyese mes këtyre dy skuadrave do ta zhvillohet të enjten e ardhshme, më 4 korrik.


(Kosova Sot Online)