Agoume arrin në Milano për ta kompletuar transferimin te Interi

  • 28 June 2019 - 10:30
Agoume arrin në Milano për ta kompletuar transferimin te Interi

Lucien Agoume tashmë gjendet në Milano, gjatë ditës pritet të zyrtarizohet si lojtar i Interit.

Lucien Agoume thotë se është i lumtur që i është bashkuar Interit. Ai tashmë gjendet në Milano, për të kompletuar transferimin nga Sochaux.

Ai arriti në Milano të premten në mëngjes dhe gjatë ditës do t’i kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën.

Mesfushori u përgjigj ‘po’ kur u pyet nga “FC Inter News” nëse është i lumtur që i është bashkuar Interit.

“Corriere dello Sport” raporton se 17-vjeçari do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Nerazzurri, kartonit i të cilit do t’i kushtojë Interit 4.5 milionë euro.

Raportohet se për Agoumen u interesuan edhe Barcelona e Manchester City. 

(Kosova Sot Online)