Hernandez, të hënën testet mjekësore në Milan

  • 28 June 2019 - 17:11
Hernandez, të hënën testet mjekësore në Milan

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Theo Hernandez pritet që ti kryej testet mjekësore në Milan të hënën pasi që u arrit marrëveshje për transfer 20 milionë euro në mes dy skuadrave

Marca dhe dy gazetarët e njohur Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio kanë raportuar se marrëveshja mes dy klubeve do të kryhet këtë vikend.

Marca dhe Di Marzio kanë thënë se francezi do të kalojë me marrëveshje të plotë në San Siro, derisa pritet që të këtë edhe bonuse në kontratën e tij gjashtë vjeçare. 

Calciomercato.com, në anën tjetër ka shkruar se Kuqezinjtë do të paguajnë dy milionë fillimisht si huazim, kurse më vonë edhe 18 milionë të tjera pasi që janë të obliguar ta blejnë në fund të sezonit.

Madridi ka paguar 24 milionë për të nënshkruar me 21 vjeçarin pas paraqitjeve të mira që kishte treguar tek rivalët e tyre në Atletico dhe gjatë huazimit  të tij në Alaves.

(Kosova Sot Online)